Pas tetë sezonesh me Ferrari-n është konfirmuar lajmi se piloti Kimi Raikkonen nuk do të vishet më me të kuqe për 2019-tën. Ai do të rikthehet në ekipin Sauber që i dha atij debutimin e parë në Formula1 në vitin 2001. Pilotin tek Ferrari do t’a zëvendësojë Carles Leclerc, piloti 20 vjeçar që është një ndër pilotët më të rijnë në historinë e Scuderia-s, i cili do të jetë pranë Sebastian Vettel në sezonin e ri. Raikonnën ju bashkua ekipit 5 vite më parë por tashmë vendos të kthehet aty ku e nisi. Ai e ka bërë publik lajmin në Instagram-in e tij duke thënë: “Gjejeni kush do të rikthehet? Dy vitet e ardhshme me skuadrën Sauber F1! Ndihem shumë mirë që rikthehem aty ku gjithçka fillojë.”
Ndërsa zëvendësuesi i tij, Leclerc në profilin e tij ka shkruar: “Ëndrrat realizohen. Do të garojë për Ferrari-n për Kampionatin Botëror në Formula 1. I jam mirënjohës Ferrari-t për mundësinë.” Më pas këtë sukses ja ka dedikuar babait të tij që nuk jeton më.