Madrid, 21 tetor – Kryeministri spanjoll, Mariano Rahoj, mblodhi sot kabinetin e tij në një takim emergjent për të hapur që Madridi të vendos kontrollin mbi Katalonjën. Qeveria spanjolle ka siguruar mbështetjen e opozitës për shpërndarjen e parlamentit të Katalonjës dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në muajin janar. Takimi po mbahet gati tri javë pasi që rajoni gjysmë autonom mbajti referendumin kundërthënës për pavarësinë, i cili u shpall i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese spanjolle. Udhëheqësi i Katalonjës, Karles Puxhdemon, thotë se referendumi i ka dhënë mandatin që të çojë përpara pavarësinë e rajonit. Puxhemon, kishte shpallur simbolikisht pavarësinë, por duke e pezulluar atë në favor të bisedimeve me qeverinë ne Madrid. Votuesit në Katalonja mbështetën pavarësinë në referendumin e një tetorit, por më pak se gjysma e votuesve të regjistruar morën pjesë në referendumin të cilin qeveria e kryeministrit Rahoj e shpalli ta paligjshëm. Qeveria spanjolle paralajmëroi se të shtunën do të fillojë zbatimin e nenit 155 të kushtetutës, që i mundëson asaj pezullimin e autonomisë së Katalonjës.