Spanja nuk do të ndahet, deklaroi kryeministri spanjoll Marijano Rahoj për gazetën gjermane “Velt”, një javë pas referendumit të Katalonjës për pavarësi. Në pyetjen nëse ekziston rrezik që Spanja të ndahet, Rahoj në një intervistë u përgjigj se një rrezik i tillë absolutisht nuk ekziston.
“Spanja nuk do të ndahet dhe bashkimi kombëtar do të ruhet. Do të bëjmë gjithçka që ta sigurojmë atë me zgjidhje ligjore”, tha Rahoj. Në Katalonjë, më 1 tetor u mbajt referendum për pavarësi, të cilin gjykata spanjolle e suspendoi, ndërsa Qeveria në Madrid e shpalli të paligjshëm.
Referendumi u përcjell me dhunë policore dhe numër të madh të qytetarëve dhe policëve të lënduar. Më shumë se 90 për qind e qytetarëve të cilët dolën në referendum janë deklaruar për shkëputjen e Spanjës, edhe pse dolën më pak se gjysma e votuesve.