Shkup, 17 korrik – Kushtet në të ashtuquajturin reparti i Hagës janë larg emrit i cili i është dhënë, ndërsa i cili aludon në komoditet më të madh për të burgosurit, por megjithatë më të mira nga pjesët e tjera të Burgut të Shkupit, i njohur si burgu i Shutkës, ku gjendet reparti më i madh i paraburgimit në Maqedoninë e Veriut.
Kështu ka deklaruar drejtori i burgut Esad Rahiq, i cili na e konfirmoi informacionin tashmë të publikuar se i dyshuari i parë Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13 në rastin “Zhvatje” është vendosur në një nga dhomat e Hagës.
Rahiq sqaron se Jovanovski ka arritur rreth orës 1:30 në mëngjesin e 16 korrikut pas mesnate, nevojitej reagim i shpejtë, është bërë vlerësim nga drejtoria e burgut dhe për shkaqe të sigurisë, duke pasur parasysh profilin e personalitetit, ishte vendosur që ai të vendoset në një nga “dhomat e Hagës”.
Ka gjithsej shtatë “dhoma të Hagës”, ndërsa në momentin e arritjes së Jovanovskit tri ishin të lira. I dyshuari i dytë në “Reket” Zoran MIlevski është vendosur në repart tjetër, e ky gjithashtu është vlerësim i komandantëve, për shkak të sigurisë së të burgosurve, por edhe në përgjithësi për shkak të sigurisë gjithëpërfshirëse të burgut. Me Kiçec, Jovanovski nuk mund të jetë në repart të njëjtë për shkak të lidhshmërisë me veprën.
Kur vjen, një i paraburgosur në burg, siç sqaroi Rahiq për MIA-n, ai vendoset me një të arrestuar tjetër,nuk është praktikë që të vendoset vetë.
Rahiq thekson se është përhapur teza në opinion se bëhet fjalë për strehim luksoz.
“Dhomat janë dëmtuar dhe nevojitet rekonstruim” thekson Rahiq dhe shton se nëse jashtë temperatura është 30 gradë në “dhomat e Hagës” mund të arrijë deri në 40, për shkak të asaj se nuk ka izolim të mirë.
Rahiq në deklaratë për MIA-n thotë se nevojitet rekonstruim i disa reparteve të burgut, në të cilin nuk përjashtohet reparti i Hagës, ndërsa shpreson se rëndësinë e kësaj pune do ta shohin kompanitë përgjegjëse shtetërore, transmeton Koha.mk
Tridhjetë punësime të reja paralajmëroi Rahiq, por edhe profesionalizëm të gjithë kuadrit, sepse siç tha kushtet në burgjet në vend duhet urgjentisht të ngriten në nivel më të lartë.
Burgu i Shkupit, i njohur si burgu i Shutkës sipas shkallës së sigurisë, shkallës së kufizimit të lirisë dhe llojeve të trajtimit të cilat zbatohen drejtë personave të dënuar, Burgu i Shkupit është institucion ndëshkues-përmirësues i llojit gjysmë të hapur në të cilin sigurimi themelor është ai fizik të cilin e realizojnë pjesëtarët e sektorit të sigurisë.
Dënimin këtu e vuajnë burra të gjykuar me dënim me burg deri në tri vite, si dhe recidivistë të dënuar me dënim të plotfuqishëm deri në gjashtë muaj. Në burgun e Shkupit gjendet reparti më i madh dhe më i siguruar i paraburgimit në të cilin realizohet masa e paraburgimit e shqiptuar drejtë burrave dhe grave nga i gjithë territori i vendit, të cilët kërcënohen me dënim prej mbi dhjetë vite. Më alarmante është gjendja në repartin famëkeq të paraburgimit “B”, ose mes policisë së burgut e njohur si “C”. (koha.mk)