Shkup, 16 korrik – Për arsye sigurie, Boki13 është vendosur në të ashtuquajturën repart i Hagës në burgun e Shutkës, i paraburgosuri është kontrolluar nga mjeku, ka pasur operacion paraprak, ndërsa e pret edhe një operacion, kështu ka deklaruar para gazetarëve drejtori i burgut të Shutkës, Esad Rahiq, transmeton Koha.mk
Bojan Jovanovski, së bashku me Zoran Mileskin Kiçec, të hënë u arrestua, për marrje ryshfeti për të ndikuar në mënyrë të kundërligjshme në proces gjyqësor, si dhe për larje parash.
Siç njoftojë të hënën në takim me gazetarë prokurorja Villma Rusoska, Jovanovski është i akuzuari i parë në hetimin më të ri të Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Ne kemi protokoll të veçantë sigurie, i paraburgosuri është kontrolluar nga mjeku, ka pasur operacion paraprak dhe e pret edhe një operacion, nuk mund të rrezikojë që ta vendos në reparte tjera të burgut. Por, megjithatë nuk duhet të krijohet përshtypje se ky repart është për të paraburgosur të privilegjuar, për arsye se edhe kushtet atje nuk janë solide”, sqaron Rahiq. (koha.mk)