Raheem Sterling nuk do të luaj për Kombëtaren e Anglisë kundrejt Malit të Zi për shkak të një përleshje me lojtarin e Liverpoolit, Jow Gomez.
Menaxheri i Anglisë, Gareth Southgate ka thënë “emocionet ishin ende prezentë”, pasi Sterlingu i përfshi në një përleshje me Gomezin në fund të ndeshjes fituese të Liverpoolit, 3 me 1 ndaj rivalëve, Manchester City, transmeton Koha.net.
Mësohet se lojtarët e kanë vazhduar përleshjen edhe në stërvitje me Kombëtaren Angleze, gjë që ka quar në përjashtim të Sterlingut për ndeshjen kundrejt Malit të Zi.
Në një postim në instagram, Sterling ka pranuar se janë përleshur me Gomezin, por ka thënë se ata “kanë zgjedhur mosmarrëveshjen dhe kanë vendosur që të vazhdojnë para”.
Sterling është ende pjesë e Kombëtares Angleze kështu ende nuk dihet nëse ai do të luaj kundër Kosovës.