Kandidati i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, ka mposhtur të gjithë kandidatët tjerë shqiptarë në zgjedhjet e sotme. Sipas rezultateve preliminare, Mustafa ka fituar 4719 vota, i dyti është kandidati i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, me 3741 vota, Sali Salihu i Partisë Demokratike ka marrë 2323 vota, Partia Demokratike Shqiptare është radhitur e katërta në zgjedhje me 1700 vota të fituara, LRPDSH 1200 vota, etj.