Në moshën 35-vjeçare, Rafael Van der Vaart detyrohet t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur. Ish- “asi” holandez, i cili prej disa vitesh luante në Danimarkë, fillimisht me Midljyand dhe tani me Esjberg, deklaroi se nuk mund të rikthehet më në fushë për shkak të një dëmtimi që e mundon prej shumë kohësh. Van der Vaart u shpreh se do të kishte dashur të vazhdonte të luante gjatë, por fatkeqësisht pranoi se dëmtimet e shpeshta nuk e lejojnë, ndaj është i detyruar të thotë “mjaft”. Fantazisti holandez ka patur një karrierë të shkëlqyer me ekipe të mëdha si Ajax, Real Madrid, Tottenham, ndërsa me Holandën numëron 109 ndeshje dhe 25 gola të shënuar.