Barcelona arriti një fitore të rëndësishme kundër Interit në Champions, madje me përmbysje, por entuziazmi i këtij suksesi nuk i fsheh problemet në skudrën e drejtuar nga Valverde. Një prej tyre është integrimi i Antoine Griezmann në sistemin e sulmit të Barçës.
Të dhënat e sfidës me zikatrit janë kokëforta: francezi nuk kombinon as me Messin dhe as me Suaezin. Griezmann ka deklaruar se nuk është se flet shumë me Messin, sepse argjentinasi nuk është një person që komunikon shumë, por është fakt që ata nuk “flasin” as nëpërmjet topit. Nëse përjashtohen pasimet me mbrojtësit Lenglet, Piqué dhe Semedo, Griezmann është futbollisti “blaugrana” që ka marrë më pak pasime nga “Pleshti” ndaj Interit.
Është kurioz fakti që Leo e kaloi topin më shumë te Dembélé, i cili mezi luajti 24 minuta, sesa tek ish-sulmuesi i Atlético.
As lidhja mes sulmuesit francez dhe Luis Suarezit nuk është e mirë. Si me Messin ashtu edhe me Suarezin, Griezmann ka marrë dhe dhënë në total vetëm 5 pasime. Zgjidhja e këtij problemi është një detyrë themelore për Valverde. Është e vërtetë që të tre kanë luajtur shumë pak së bashku, si në ndeshjet zyrtare dhe në stërvitje, sepse dëmtimet kanë lënë në infermieri si Messin dhe Suarezin.
Nëse Barcelona dëshiron të fitojë trofe në këtë sezon, duhet një Griezmann të performojë në një nivel të lartë. Është thelbësor, siç është edhe mbështetja e De Jong. Për këtë është bërë një investim prej 200 milionë eurosh. Ata janë dy lojtarë që duhet të bëjnë diferencën.