Otavë, 10 janar – Radio sinjalet e përsëritura vijnë nga universi në largësi prej 1.5 miliardë vite të lehta, theksojnë shkencëtarët. Ajo dukuri e thellon misterin dhe ofron potencial që përfundimisht të kuptohet se çka mund të krijon zhurmën në gjithesi në largësi prej miliardë vitesh. “Rafali” siç supozojnë shkencëtarët është rezultat para së gjtihash- i shpërthimit të yjeve deri në transferimin e alienëve.
Nga më shumë se 60 radio- incizime më të shpejta deri tani, vetëm njëri prej atyre asnjëherë nuk është përsëritur.
“Deri tani, kishte vetmë një më të njohur që u përsërit. Tani me njoftimin se ekziston edhe një, tregon se mund të ketë edhe më shumë. Edhe me më shmë përsëritës dhe burime tjera, ndoshta do të mund të kuptojmë misteret e gjithësisë- nga janë dhe çka i shkakton ato”, ka deklaruar Ingrid Stairs, anëtare e ekipit të skëncetarëve dhe astrofizicient i Universietit Berkli në Kaliforni.
“CIlido të jetë burimi i këtyre radio-valëve, është interesant të shihet se sa spektër të gjerë të frekuencave mund të prodhojë. Ekzistojnë disa modele që në disa raste nuk mund të prodhojë diçka nën frekuenca të caktuara”, ka thënë anëtar i ekipit Arun Naidu nga Universiteti Mekgil.
Nga 13 shpërthime të tubuara, së paku shtatë prej tyre janë regjistruar në 400 megahercë- frekenuca më e ulët e gjitha zbulimeve.
Shkencëtarët pohojnë se tani e dinë se burimet mund të prodhojnë radio valë të ulëta frekuentuese që mund të largohen nga rrethina dhe nuk janë shumë të parhapur të detektohen nga momenti kur do të arrijnë në Tokë.