Shkup, 26 shtator – Politikat populiste në arsim që vite përpara përfshinë edhe fakultetet, duke i disperzuar programet e tyre studimore nëpër shumë qytete jashtë kampuseve universitare, përveç se janë dëshmuar të dëmshme sa i përket cilësisë së diplomave, u kanë sjellë universiteteve dhe një dëm tjetër: konfliktin me studentët, shkruan gazeta KOHA. Këta të fundit protestojnë kundër mundësisë që Universiteti i Tetovës t’i shuan studimet e disperzuara në Shkup, Kumanovë dhe Kërçovë, duke i shpërngulur studentët në fakultete gjegjëse në Tetovë nga viti akademik 2017/2018. Studentët që protestojnë në Shkup, paralajmërojnë masa ende më radikale se bllokimi i objektit, vendosjen e çadrës në oborrin e Shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”. Ndërkaq, UT-ja nuk ka ende një qëndrim zyrtar se si do të veprohet pas peticioneve dhe protestave të studentëve, që prej të martës kanë hyrë në fazën e radikalizimit të masave. Prorektori për çështje arsimore i UT-së, Reshat Qaili, thotë se janë në rrjedhë të situatës dhe se do të dalin së shpejti me një… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)