Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e ka finalizuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 6 tetorit.
Përmes një komunikate për media, ata kanë bërë të ditur se tërheqja e numrit nga kandidatët është bërë nëpërmes shortit.
Publikimi i listës do të bëhet nesër në ora 19:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku edhe do të bëhet shpalosja e programit dhe prezantimi i kandidatëve.