Shkup, 27 nentor – Maqedonia e Veriut mund të nisë negociatat me BE-në vetëm pasi t’i pranojë faktet historike objektive dhe pasi të çrrënjosë gjuhën e urrejtjes, ka deklaruar presidenti bullgar, Rumen Radev.
Ai tha se qeveria bullgare me vite pas ka dhënë premtime për mbështetje pa rezervë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa sot i shohim rezultatet.
Ai thotë se qeveria u kujtua shumë vonë që duhet të del në mbrojtje të interesave nacionale, andaj thotë se do të ishte gabim i madh nëse Zaev dhe Borisov bëjnë teatër duke nënshkruar një deklaratë të re , siç është Marrëveshja e 2017, pa kritere të qarta, pa mekanizma për verifikim dhe pa afate për zbatim.
“Ne jemi të interesuar që miqtë tanë nga Maqedonia të marrin perspektivën europiane dhe pikërisht për këtë shkak duhet të presim që të qetësohen emocionet. Duhet të furrnizohemi me durim për një bisedë të hapur dhe të qetë, dhe në këtë mënyrë ti shohim qartë pozicionet e të dyja palëve duke mos rënë pre e vendimeve të shpejta me interpretime triumfaliste. Derisa pas një fasade vazhdon të kalbet regjimi dhe ideologjia e Titos , dhe pasi Bullgaria nuk arriti ti përfshijë kërkesat tona në korrnizën negocijuese, duhet të japë pajtueshmëri për nisjen e bisedimeve, kur të pranohen faktet objektive historike dhe kur procesi i çrrënjosjes së gjuhës së urrejtjes dhe çrrënjosjes së keqpërdorimit të identitetit dhe sovranitetit tonë do të bëhet konstant dhe i pakthyeshëm” – tha Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
Në një vijë janë edhe qëndrimet e ministrit bullgar të mbrojtjes Karakaçanov dhe shefes së diplomacisë bullgare Zaharieva. Kjo e fundit u shpreh e prerë se Sofja do t‘i bllokojë negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në, derisa Shkupi zyrtar të heqë dorë nga gjuha e urrejtjes ndaj Bullgarisë.