Sofje, 29 prill – Më 5 maj, presidenti bullgar Rumen Radev do t’ia dorëzojë mandatin për konstituimin e qeverisë së re kandidatit të Partisë socialiste bullgare. Kjo parti është partia e tretë për nga madhësia në Kuvendin nacional. Këtë e kumtoi shërbimi për shtyp i shefit të shtetit.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja kryetarja e BSP-së, Kornelia Ninova publikoi se pasdite do të mbahet takim i jashtëzakonshëm i KZ të BSP-së, kur do të vendoset se kur do të konvokohet Këshilli nacional. Atje do të merret vendim nëse do të pranohet mandati i presidentit të Bullgarisë Rumen Radev.