Radev: Maqedonia e Veriut duhet t’i respektojë të drejtat e njeriut

30

Presidenti bullgar, Rumen Radev në takimin me eurokomisarin për Zgjerim, Oliver Varhleyi theksoi se deklarimet dhe premtimet në dialogun me Maqedoninë e Veriut më shumë funksionojnë në Bullgari dhe se pret vendime të qarta juridike që do të sjellin rezultate.

Siç raporton MIA nga Sofja, sipas Radev, kjo do ta përshpejtojë integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Radev ka rikujtuar Varhelyin se Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë i nënshkruar ende nuk ka zgjidhur problemin me gjuhën e urrejtjes dhe përshkrimin e gabuar për Bullgarinë në libra, muze dhe përmendore si dhe të drejtat e qytetarëve që haptazi shprehen bullgarë.

Gjatë bisedimeve Radev ka theksuar se 120 mijë shtetas bullgar në Maqedoninë e Veriut janë shtetas të BE-së dhe se ata presin mbështetje nga institucionet për respektimin e të drejtave të tyre.

Përparimin në procesin e integrimit evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor gjithashtu ka qenë fokusi në bisedën mes Radev dhe Varhelyi.

“Bullgaria është më e interesuara që t’i shohë fqinjët në BE, por për këtë nevojitet përmbushje të kritereve të Kopenhagës për anëtarësim për RMV-në, posaçërisht respektimi i të drejtave të njeriut”, ka shtuar Radev.