Sofje, 21 korrik – Presidenti bullgar, Rumen Radev, në hyrje të Kuvendit nacional shfaqi bindjen se kësaj radhe partitë parlamentare duhet të formojnë qeveri funksionale, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
Presidenti bullgar hyri në Kuvendin nacional për seancën konstituive solemne të parlamentit të 46-të, vetëm disa minuta para fillimit të saj, së bashku me nënkryetaren Iliana Jotova.
“Detyrat dhe mesazhet janë të njëjta, sikurse edhe para tre muajve”, shtoi ai.
Bullgaria nuk mund të lejojë të humbas kohë historike, duhet të ketë kabinet me mbështetje të gjerë parlamentare dhe publike, theksoi presidenti bullgar.
Pasi të konstituohet Kuvendi i ri nacional, Radev do të fillojë procedura për konsultime politike.
Radev e komentoi raportin e KE-së për gjendjen në sistemin juridik në Bullgari, duke thënë se vlerësimet në të janë alarmante.