Sofje, 19 prill – Presidenti bullgar Rumen Radev sot i filloi konsultimet politike me partitë parlamentare nga parlamenti i sapo zgjedhur, dy javë pas zgjedhjeve parlamentare në vend. Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja, të parët që erdhën në ndërtesën e presidencës ishin përfaqësuesit e partisë GERB, forca e parë politike në Bullgari pas zgjedhjeve parlamentare të 4 prillit.
Pas takimit, kryetarja e grupit parlamentar GERB-UDF, Desislava Atanasova, deklaroi se ata përgatiten edhe të qeverisnin edhe të jenë në opozitë, si dhe për qeveri të përkohshme.
Pas tyre, në takim me Radevin janë shfaqur zëvendëskryetari i “Ka një popull të tillë”, Toshko Jordanov, i cili tha se partia do t’i publikojë synimet e veta pasi do të marrë mandat për formim të qeverisë.
Presidenti Radev e përkujtoi partinë “Ka një popull të tillë” se nëse qeveria e GERB-UDF nuk pranohet në parlamentin bullgar ose të parashtrohet ai propozim, përgjegjësia u bie atyre, duke kërkuar të dëgjojnë në çfarë kushtesh do të formojnë qeveri.
Pas “Ka një popull të tillë”, presidenti i Bullgarisë e priti edhe delegacionin e BSP-së. Gjatë takimit me ta, presidenti bullgar nuk e përjashtoi mundësinë e dorëzimit të mandatit atyre dhe kërkoi të dinte nëse ata janë të gatshëm për këtë. Kreu i socialistëve, Kornelia Ninova, komentoi se duke pasur parasysh situatën e vështirë, ajo beson se Bullgaria duhet të ketë një qeveri të qëndrueshme dhe tha se nëse partia e saj merr një mandat, udhëheqja e BSP do të takohet dhe të vendosë se çfarë të bëjë në këtë situatë. Ajo përsëriti qëndrimin e Socialistëve Bullgarë se ata do të mbështesnin qeverinë e “Ka një popull të tillë”, por në kushte të caktuara – për të mos marrë pjesë në punën e saj.