Shkup, 16 shkurt – Presidenti bullgar Rumen Radev sot me takime me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov e fliloi vizitën zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë.
Radev u prit me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në pllajën para Kabinetit të presidentit Ivanov, ndërsa pastaj të dy burrështetasit u nisën në takimin tet-a-tet.
Radev dhe Ivanov nesër do të kenë takim me përfaqësues të odave ekonomike të të dy vendeve.
Presidenti bullgar në Maqedoni arriti në shoqërim të dy mitropolitëve, të cilët janë pjesë e delegacionit të tij.
Radev në intervistën për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES, të dhënë në prag të vizitës në Maqedoni, siç publikoi MIA, theksoi se pozicionin që e ka marrë udhëheqësia e Maqedonisë ka qenë një pikë kthese.
“Kjo i dha shans për perspektivë të re, ndaj së cilës ne në Bullgari gjithmonë kemi qenë të hapur. Duhen të bëjmë gjithçka që njerëzit nga të dyja anët e kufirit, edhe nga Bullgaria edhe nga Maqedonia, me të vërtetë të ndjehen si vëllezër”, tha Radev.
Shfaqi pritje që në të ardhmen marrëdhëniet midis të dy vendeve të zhvillohen në mënyrë pragmatike në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.