Sofje, 12 dhjetor – Presidenti bullgar Rumen Radev e komentoi deklaratën e presidentit rus Vlladimir Putin se Rusia mund të gjejë alternativë për Bullgarinë nëse vështirësohet ndërtimi i gazsjellësit “Rrjedha Turke”.
“Nuk mendoj se duhet të nisemi nga kërcënimet e z. Putin. Duhet të nisemi nga interesat personale, ambiciet tona – nëse Bullgaria mund të mbetet në hartën evropiane të transitit të gazit pas mossuksesit të ‘Rrjedhës Turke’”, tha Radevi për televizionin bullgar BTV.
Sipas tij, qeveria nga ana e vet bën përpjekje, por me rëndësi është të kuptohet se zvarritja e këtillë ka një çmim të vetin.
“Duhet të jemi të sinqertë, njerëzit këtë duhet ta dinë. Ne, bullgarët, japim para tonat për gazin rus që të mund të vijë në Evropë”, tha Radevi.
Ai shtoi se Bullgaria duhet të bëjë analizë kur projekti të jetë i leverdishëm. Deklarata e Putinit, se Bullgaria me qëllim e anulon realizimin e projektit, Radevi konsideron se duhet ta komentojë qeverinë.
Duke folur për blerjen e aeroplanëve amerikanë F-16 presidenti bullgar tha se, pa dallim të thënës nga kryeministri Bojko Borisov, se Bullgaria nuk është Serbi, as Turqi, dhe se procesi i realizimit të “Rrjedhës Turke” ka qenë transparent, blerja e aeroplanë[ve nuk mund të quhet transparente. (koha.mk)