Sofje, 14 gusht – Bisedim për Kushtetutën dhe të ardhmen e Bullgarisë është i mundur vetëm rreth dorëheqjeve që i kërkon shoqëria dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme korrekte, theksoi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radevi në fjalimin televiziv.
Kjo ishte përgjigjja në deklaratën e mëngjesit të kryeministrit Bojko Borisovi, i cili tha se do të tërhiqet nga funksioni nëse thirret Kuvendi kombëtar të votojë për ndryshime të Kushtetutës.
“Protestat me të cilat kërkohet dorëheqje nga Kabineti dhe kryeprokurorit vazhdojnë më shumë se një muaj. Besimi në shumicën në pushtet është humbur në mënyrë të pakthyeshme”, tha Rumen Radevi.
“Vetë akti i kryeministrit të propozojë ndryshime në Kushtetutë tregon mosrespektim ndaj institucioneve. E drejta të thirret Kuvendi kombëtar i takon jo më pak se gjysma e deputetëve dhe presidentit”, potencoi presidenti bullgar.