Shkup, 7 shkurt – Racizëm i profesorëve dhe nxënësve maqedonas në shkollën e mesme kimike “Marija Kiri-Sklodovska”. Pas emërimit nga Qyteti i Shkupit për ushtrues detyre drejtor të Blerim Nebiut, profesor i Psikologjisë po në këtë shkollë, ka shpërthyer shovinizmi maqedonas i profesorëve dhe nxënësve, duke bojkotuar mësimin dhe shprehur hapur kundër një drejtori shqiptarë, shkruan gazeta KOHA.
I pari që kundërshtoi bojkotin është kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili tha se procesi arsimor nuk është rrënuar nga fakti se për ushtrues drejtues drejtori i shkollës së mesme kimike “Marija Kiri-Sklodovska” emëroi një shqiptar. Megjithatë, nxënësit të shoqëruar nga profesorët maqedonas, dje erdhën në shkollë, por bojkotuan procesin mësimor, ndërsa paralajmëruan se bojkoti do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Arsyetimi banal i maqedonasve, siç u tha sot në oborrin e shkollës, është se “vendimi i Qytetit të Shkupit është marrë pa dijeninë dhe konsultimin e tyre”.
Për të qenë ironia më e madhe, profesorë maqedonas të kësaj shkollë janë shprehur hapur kundër një drejtori shqiptarë, madje edhe duke gënjyer. “Jemi kundër emërimit të drejtorit shqiptarë, sepse kemi pasur histori të hidhura në të kaluarën. Dikur kishim paralele të gjimnazit në maqedonisht dhe ku nxënësit maqedonas të Komunës Qendër vinin dhe u regjistronin këtu, por me hapjen e paraleleve edhe në shqip, askush nga maqedonasit nuk regjistrohen më dhe me këtë, janë mbyll paralelet në maqedonisht”, thotë një profesoreshë maqedonase.
Thirrje që politika të qëndrojë jashtë shkollave ka bërë kryetari i Shkupit, ndërsa ka shtuar se u.d. drejtori Blerim Nebiu i plotëson kushtet për të drejtuar shkollën… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)