Shkup, 21 shkurt – Të dielën në stadiumin “Todor Proeski” do të zhvillohet derbi lokal me Rabotniçkit dhe FC Shkupi. Lajm i mirë për futbollistët, por edhe të gjithë tifozët e saj është se kryesia e KF Rabotniçki ka vendosur që ti hap dyert për grupin e tifozëve “Shvercerat Shkup”, për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës, bën të ditur gazeta Koha.
Një vendim ky i mirë nga ana e kryesisë së “romantikëve” duke marr parasysh se tifozëve të skuadrave shpesh u ndalohet udhëtimi dhe pjesëmarrja në terenet futbollistike, siç ishte rasti me drejtuesit e Akademia Pandevit, kur javën e kaluar nuk i lejuan që në shkallët e stadiumit të tyre të jenë prezent edhe tifozët e KF Shkëndija, “Ballistët”. (koha.mk)