Londër, 30 qershor – Britania e Madhe nuk do të heqë dorë nga angazhimet që i ndërmori në ish-koloninë e saj në Hong Kong, deklaroi sot sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Dominik Rab, i cili vlerësoi se Kina i ka shkelur premtimet me ligjin e ri për siguri.
Sipas këtij ligji, përpjekja për shkëputje dhe kryengritje, do të konsiderohet vepër penale për të cilën është e mundur dënim me burgim të përjetshëm.
“Kina ka vendosur të shkelë premtimin e saj që ua dha njerëzve të Hong Kongut dhe të shkojë kundër asaj që është angazhuar para bashkësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Rab në Tuiter.
Më parë, Rab deklaroi se dëshiron t’i shohë detajet e ligjit të ri përpara se të sjellë vendim për hapat e ardhshëm.