Londër, 7 prill – Shefi i diplomacisë britanike, Dominik Rab sot deklaroi se është i bindur se kryeministri britanik, Boris Xhonson “do të shërohet, sepse është luftëtar”.
Xhonson mbrëmë u zhvendos në repartin për kujdes intensiv në spitalin “Sent Tomas” në Londër, pasi që gjendja tij shëndetësore u përkeqësua për shkak të koronavirusit. Sot ai pranoi oksigjen, por nuk ishte i kyçur në respirator, lajmëruan sot pasdite mediumet britanike.
“Jam i bindur se do të shërohet, sepse nëse ekziston një gjë që e di për këtë kryeministër, se ai është luftëtar”, tha Rab në konferencën për shtyp, duke shtuar se sëmurja e kryeministrit ishte goditje për tërë qeverinë”, transmetoi “Gardian”.
Rab tha edhe se Xhonson i ka kërkuar atij ta zëvendësojë në funksionin ne kryeministrit derisa kjo të jetë e domosdoshme, shtojnë mediumet britanike.
“Kam besim të plotë në angazhimet të cilat i vendosi kryeministri, kështu që mund ta ndërmarr përgjegjësinë e tij, ta zëvendësoj përderisa ai nuk është në mundësi të punojë, dhe dukshëm, shpresojmë se ashtu do të jetë në një periudhë mjaft të kufizuar kohore”, tha Rab.
Rab theksoi se vendimet në qeveri i sjellin ministrat në mënyrë kolektive, të cilat, siç tha, “nga Xhonsoni morën udhëzime të qarta, instruksione shumë të qarta” dhe tani janë të fokusuar në zbatimin e tyre.(koha.mk)