Shkup, 20 prill – Subvencione për biçikleta, eko-autobus të ri dhe shtigje për biçikleta, paralajmëroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Thirrja publike për subvencione për biçikleta do të shpallet nesër, ndërsa për herë të parë do t’u mundësohet edhe personave me invaliditet trupor të aplikojnë në shpalljen.
Shilegov theksoi se autobusi me gaz, për të cilin është nënshkruar marrëveshje me kompaninë polake “Solaris”, të qarkullojë në linjën numër 2 në relacionin nga Autokomanda deri në Saraj dhe anasjelltas.
Paraprakisht, janë nënshkruar marrëveshje edhe me “Çeriot Motors” pr autobus elektrik dhe me “MAK AUTO STAR” për autobus me gaz që do të testohen nëpër rrugët e Shkupit.
Sivjet siç theksoi kryetari i Shkupit, parashikohet buxhet për subvencione për furnizim të eko-autobusëve në vlerë prej 100 milionë denarë për NQP, si dhe në lartësi prej 20 milionë denarë për transportuesit privat.
Nga Qyteti theksojnë se në mënyrë të përshpejtuar punohet edhe në ndërtimin e shtigjeve të reja dhe rikonstruktim të atyre ekzistuese, ndërsa në fazë përfundimtare është edhe ndërtimi i shtegut për biçikleta nëpër gjatësinë e bulevardit “8 Shtatori”.