Glenwood Springs në Kolorado u ofron vizitorëve 100 dollarë që të vizitojnë qytetin e famshëm për burimet e nxehta deri në 30 nëntor. Biznesi i turizmit në qytet njoftoi në fund të gushtit se do ta zgjasë programin stimulues, i cili filloi në pranverë gjatë pandemisë së koronavirusit, deri më 30 nëntor si pjesë e një përpjekje për të rritur turizmin në rënie në zonë.
“Pas rihapjes së atraksioneve kryesore të Glenwood Springs, bordi i promovimit të turizmit të Glenwood Springs vendosi që kjo dhuratë ishte masa e duhur, jo vetëm për të mbështetur bizneset tona lokale të varura nga turizmi, por edhe për të shpërblyer bazën tonë të dedikuar të vizitorëve”, tha Lisa Langer, drejtore e promovimit të turizmit për “Vizitoni Glenwood Springs”. 1000 vizitorët e parë që kualifikohen do të marrin 100 dollarë në “Monedhën e Komunitetit të Artë Glenwood” pas mbërritjes në qytet si pjesë e një përpjekjeje për të rritur turizmin në vjeshtë në zonë.
Për t’u kualifikuar, vizitorët duhet të plotësojnë një kërkesë, të rezervojnë një qëndrim minimal dyditor në një nga vendet e akomodimit në VisitGlenwood.com dhe të rezervojnë direkt nga faqet e internetit të hoteleve të renditur në këtë faqe. Vizitorët nuk mund të rezervojnë nëpër faqet e internetit të palëve të treta si Expedia për të marrë “shpërblimin e tyre”. “Ne jemi të lumtur që mund të mirëpresim përsëri vizitorë në Glenëood Springs për herë të dytë këtë vit dhe të inkurajojmë ‘arratisjet’ e vjeshtës me këto dhurata të veçanta,” shtoi Langer.