Qyteti i Shkupit u dorëzoi mirënjohje zjarrfikësve dhe vullnetarëve që ndihmuan në Shqipëri

Shkup, 6 dhjetor – Zjarrfikësit dhe vullnetarët e e Shkupit të cilët janë dërguar të ndihmojnë në Shqipëri pas tërmetit katastrofik sot morën mirënjohje nga Qyteti i Shkupit.

Mirënjohje u janë dorëzuar vullnetarëve Artan Demiri, Isma Ramadani, Nexhati Berisha, Zekiria Murat dhe Jahi Isenovski dhe zjarrfikësve Vladimir Simonovski, Trajçe Kmetovski, Sreqko Jimevski dhe Nuredin Mustafa.

Zjarrfikësit dhe vullnetarët u kyçën në ekipet e shpëtimit dhe morën pjesë në nxjerrjen dhe shpëtimin e të lënduarve nga tërmeti dhe në heqjen e rrënojave nga objektet e dëmtuara.