Shkup, 12 shkurt – Qyteti i Shkupit ka dërguar shkresë deri te të gjitha institucionet shtetërore, ndërmarrjet dhe kompanitë më të mëdha ku janë theksuar të gjitha rrugët dhe objektet ku janë paraparë aktivitete ndërtimore në vitin 2019, ku i përkujton se pas përfundimit të punëve ndërtimore të objekteve nuk do të lejohen gërmime penguese në rrugë në tre vitet e ardhshme, llogaritur nga dita e pranimit teknik të objektit.
“Për shkak të këtyre shkaqeve, nëse ekziston nevojë nga vendosja e ndonjë instalimi apo lloj tjetër të intervenimeve ndërtimore në rrugët e treguara, nevojitet të parashtrohet kërkesë deri te Qyteti i Shkupit me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të mëtejshme”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Siç paralajmëroi kryetari Shilegov, shtojnë, Qyteti i Shkupit do të sjellë rregullore të re për lëshimin e lejeve për kryerjen e gërmimeve në rrugë, dhe në të ardhmen do të ketë kritere më të rrepta, kritere më të larta për mënyrën në të cilën do të kryhen këto gërmime, si dhe afat të shkurtuara për kryerjen e aktiviteteve ndërtimore. (koha.mk)