Shkup, 14 shkurt – Qyteti i Shkupit me dhimbje e ka pranuar lajmin për vdekjen e hershme dhe të papritur të kolgut Zoran Davidoski, i cili tragjikisht e ka humbur jetën e tij në fatkeqësin e djeshme të komunikacionit afër Laskarcës, fatkeqësi kjo që e tronditi gjithë vendin, thuhet në letërën e ngushëllimit të Qytetit të Shkupit, dërguar familjes Davidoski, informon KOHA.
Përndryshe, Zoran Davidoski, (38 vjeç), ka qenë i punësuar në Qytetin e Shkupit nga viti 2011 në më shumë pozicione udhëheqëse, ndërsa nga viti 2014 ka qenë udhëheqës i Sektorit të trafikut.
“Të gjithë të punësuarit në Qytetin e Shkupit i shprehin ngushëllime familjes Davidoski, për humbjen e birit të tyre, ndërsa Qyteti mbanë zi për humbjen e kolgut të respektuar, bashkëpuntorit të vyeshëm”, thuhet midis tjerash në letrën e ngushëllimit të Qytetit të Shkupit. (koha.mk)