Shkup, 17 mars – Shërbimi i Qytetit të Shkupit, që të mbrohet shëndeti i qytetarëve dhe i të punësuarve, prej sot, 17 mars, do të punojnë me orar të shkurtuar nga ora 9:00 deri në orën 14:00. Ky kufizim i orarit të punës, siç kumtuan sot autoritetet e qytetit, nuk do të vlejnë për inspektorët e qytetit dhe shërbimet komunale.
Orari i shkurtuar i punës i shërbimeve të Qytetit të Shkupit vendoset në harmonizim me masat dhe rekomandimet e Qeverisë, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Nga Qyteti informojnë se sportelet për çështje tatimore në barakën me numër 16 gjithashtu do të punojnë me orar të shkurtuar, nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Arkivi i Qytetit të Shkupit do të punojë nga ora 9:00 deri në orën 14.00.
Për çdo ndryshim të kësaj situate të re të shkaktuar në vend, nga Qyteti theksojnë se qytetarët do të informohen në kohë.