Shkup, 10 shkurt – Violinisti i njohur shqiptarë Blerim Grubi, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka vënë theks tek ndarja e buxhetit nga qyteti i Shkupit dhe mospërkrahja ndaj muzikës klasike, ndërkohë që ka publikuar edhe një grafikon që tregon qartë ndarjen e buxhetit për vitin 2020, shkruan gazeta KOHA.
Në vazhdim ju sjellim reagimin e violinistit Grubi:
Në konkursin e fundit ne qytetin e Shkupit për përkrahjen e ngjarjeve kulturore në qytet, nuk është përkrahur asnjë projekt shqiptar që ka karakter të muzikës klasike. Ndërkohë, komisioni përkates i qytetit të Shkupit ka vlerësuar dhjetra projekte maqedonase të muzikës klasike për vitin 2020, ndërsa në anën tjetër tërësisht ka injoruar projektin tim të njohur Skupi Kamerfest me të cilin kam konkuruar për mbështetje financiare. Baballarët e qytetit sillen si njerkë për kulturën elitare shqiptare në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dhe ky veprim i injorimit të vlerave kulturore të muzikës klasike të bashkëqytetarëve shqiptar është shumë ofendues dhe mesazh negative për brezat e tëra të reja që e kryejnë shkollën e muzikës në Shkup dhe diplomohen në artin e muzikës. Përveç zhgënjimit dhe ofendimit që pas tre decenie që i kam dhënë kombit dhe botës një art të mirëfilltë që nga Tokio e Neë Yorku e tërë Evropën dhe rajonin tonë, disa administrator të papërgjegjshëm në fund e hedhin poshtë një projekt që synon të mbajë gjallë muzikën klasike nga artistët shqiptar. Më vjen mirë që dhjetra kolegë të mi maqedonas do të kenë mundësi të shprehin art të mirëfilltë dhe është koha që të gjithë ne posaçërisht përfaqësuesit tanë politik të mendohemi nga jemi nisur me këtë trend.
Qyteti i Shkupit nuk përkrah asnjë projekt të muzikës klasike për shqiptarët në Shkup! Në konkursin e fundit ne…
Publiée par Blerim Grubi sur Lundi 10 février 2020