Më masovisht të shfrytëzohet transporti publik nga qytetarët e Shkupit, të lihen automobilat dhe të shfrytëzohen shërbimet falas të transportuesve publikë në këtë periudhë të ndotjes së madhe të ajrit, apelon Qyteti i Shkupi në kumtesën e sotme. Autoritetet civile përkujtojnë se kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dje shpalli një numër të madh të masave dhe rekomandimeve urgjente për uljen e ndotjes së ajrit. Njëra prej tyre ishte vendosja e transportit publik falas për të gjithë qytetarët në Shkup në autobusët e NTP Shkup dhe në autobusët e transportuesve privatë deri në zvogëlimin e ndotjes.
Qyteti i Shkupit e intensifikon kontrollin në sheshet e ndërtimit, gjegjësisht automjetet që dalin nga sheshet e ndërtimit duhet t’i kenë gomat e lara dhe të jenë të mbuluara me mushama për shkak të kontrollit në pluhurit. NP “Higjiena komunale” do ta vazhdojë larjen masive të rrugëve të qytetit dhe bulevardeve që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit dhe rekomandohet që komunat e Shkupit ta bëjnë të njëjtën në rrugët që janë në kompetencë të tyre.
Nëse lejojnë kushtet e motit, Qyteti i Shkupit do të vazhdojë t’i spërkatë rrugët e qytetit me materie kalcium magnezium acetat. Trajanovski apeloi që të punësuarit në Qytetin e Shkupit në punë të shkojnë me autobusët e transportit publik. Automjetet zyrtare të Qytetit të Shkupit do të shfrytëzohen vetëm për nevojat e inspektoratit të qytetit.
Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrjet publike të qytetit i lirojnë nga puna personat mbi 60 vjet me sëmundje kronike, si dhe gratë shtatzëna. Inspektorët komunal të Qytetit të Shkupit në periudhën e fundit kanë bërë 1.000 kontrolle dhe kanë shqiptuar 12 dënime të kompanive për shkak të mosrespektimit të dispozitave të vendimit për rend komunal në Shkup. Qyteti i Shkupit apelon deri te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor dhe komunat të kryejnë kontrolle të përforcuara ndaj instalimeve që janë nën ingerenca të tyre. Ka kërkesë nga Ministria e Punëve të Brendshme që t’i përforcojë kontrollet e respektimit të ndalesës për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese destinacioni i fundit i të cilëve nuk është Qyteti i Shkupit dhe të cilët drejtohen ta shfrytëzojnë rreth rrotullimin e Shkupit, në pajtim me sinjalizimin e vendosur rrugor.