Shkup, 9 shkurt – Në kuadër të aktiviteteve të shumta për promovimin dhe mbështetjen e përdorimit të biçikletave si mjet alternativ transportues, Qyteti i Shkupit e mbështet dhe kyçet në nismën e shoqatës joformale Në Biçikletë dhe ju fton të bashkangjiteni në shënimin e Ditës Ndërkombëtare ” DIMRIT ME BIÇIKLETË NË PUNË” (Winter Bike to Work Day).
Kjo është iniciativë globale dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë dhe përfitimet e përdorimit të biçikletës si mjet transportues deri në vendin e punës apo shkollës gjatë tërë vitit kalendarik
“Në dimër me biçikletë në punë” është ditë ndërkombëtare në të cilën njerëzit e shënojnë lëvizjen me biçikleta në punë dhe në shkollë gjatë kohës së dimrit, duke ngritur kështu ndërgjegjësimin për këtë mjet transporti në muajt e ftohtë, të udhëhequr nga narrativi: Nuk ka mot të keq, ka vetëm pajisje jo adekuate.
Si mund të përfshiheni?
- Dërgoni adresë elektronike dhe ftoni punonjësit tuaj më 09.02.2018, të vijnë me biçikleta në punë.
2.Regjistrohuni ju, institucioni/shkolla juaj dhe punonjësit/nxënësit tuaj në hartën e ngjarjes botërore https://winterbiketoworkday.org/.
3.Shtoni ngjarje tuaj lokale në qoftë se doni dhe vihuni në hartën e botës të ditës “”Në dimër me biçikletë në punë” https://winterbiketoworkday.org/addevent/.
- Mendoni (sipas mundësisë) mënyra kreative për të inkurajuar punonjësit / nxënësit tuaj të paraqiten me biçikleta më 09.02.2018 në numër sa më të madh.
5.Shtypni Ju dhe punonjësit tuaj “Do të marrë pjesë” në ngjarjen e fejsbukut, dhe nëse shkolla juaj ka faqe interneti ose profil në Facebook, ndajeni ngjarjen me të tjerët https://www.facebook.com/events/411957482572496/.
- Publikoni se do të kyçeni në këtë ngjarje në mediat tradicionale dhe digjitale.
- Ejani në punë më 09.02.2018 me biçikletë.
- Postoni përmbajtje dhe foto në hashtagun #WinterBikeToWorkDay ose #WinterBikeToSchoolDay dhe / ose atë lokal: #WBTWDSkopje (për punë) ose #WBTSDSkopje (për arsim) dhe lavdërohuni për zgjedhjen tuaj të transportit atë ditë. Bëhin kull kompani / shkollë, ku punonjësit/nxënësit e të cilëve ngasin biçikletë edhe në mot të ftohtë.