Shkup, 4 maj – Qyteti i Shkupit kërkon ndryshim të rregullativës ligjore sa i përket gjelbërimit në parcela private ndërtimore, si dhe ndryshime në rregulloren për ndërtim, me qëllim të, siç tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, mbrojtjes më të madhe të gjelbërimit në mjediset e qytetit.
“Qyteti i Shkupit tashmë ka kërkuar ndryshim të rregullativës ligjore sa i përket gjelbërimit që ndodhet në parcela private siç është në rastin konkret në komunën e Aerodromit. Në situatën është parashtruar kërkesë për mënjanim të drunjve nga parcela së bashku me lejen për ndërtim. Në rastin konkret, qyteti veproi ashtu siç urdhëron për momentin rregullativa pozitive ligjore”, tha Shilegov duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të autobusit elektrik.
Ai tha edhe se gjatë takimit të djeshëm të punës që e patën me kryeminsitrin Zoran Zaev, si dhe gjatë periudhës së kaluar kërkojnë edhe ndryshime që i përkasin Rregullores për ndërtim. Ato duhet të mundësojnë që PHU-të në komuna, që, siç tha, janë në barrë të kryetarëve të komunave, për shkak të mjedisit të shëndetëshëm jetësor dhe ambientit në të cilin jetojnë qytetarët, të reduktohen në diçka që do të quhej mjedis normal për jetesë.