Shkup, 18 korrik – Qyteti i Shkupit përmes një komunikate reagon në siç thuhet “gënjeshtrat e plasuara nga ana e VMRO-DPMNE-së në pres konferencën e sotme në të cilën akuzojnë Qytetin e Shkupit për hedhjen e bërllokut në vendbanimin ‘Kiril Petrushevski’, tek deponia e dikurshme Vardarishte.
“Duam të informojmë opinionin se fotografitë dhe videot e publikuara, kamionët hedhin dhe, jo bërllok dhe mbeturina komunale siç theksojnë në VMRO-DPMNE. Ky aktivitet zhvillohet me leje të Qytetit të Shkupit dhe komunës së Gazi Babës dhe realizohet me qëllim shtrirjes së sipërfaqes dhe shfrytëzimit të hapësirës publike nga Qyteti i Shkupit”, qëndron në reagimin e Qytetit të Shkupit ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së.
Qyteti i Shkupit, theksohet më tej, mbetet e angazhuar në pastrimin e deponive të egra në Shkup dhe gjatë vitit të kaluar në aksione të mëdha janë pastruar deponi me mbi 3000 metra kub bërllok.