Shkup, 27 janar – Transport publik falas, ndalim të punëve ndërtimore dhe parking më të shtrenjtë janë ndër masat urgjente në kompetencë të Qytetit të Shkupit të cilat hyjnë në fuqi prej sonte në orën 18, transmeton gazeta KOHA.
Siç bënë të ditur nga Qyteti i Shkupit, masat dhe rekomandimet e publikuara urgjente për uljen e ndotjes së ajrit, të cilat do të hyjnë në fuqi sot në orën 18, janë në pajtim me Ligjin për cilësi të ajrit, dhe me kërkesë së Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Po ndërmerren pas marrjes së njoftimit nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor se cilësia e ajrit dy ditë me radhë ka tejkaluar minimumin e përcaktuar me ligj μg/m3 në stacionet matëse në Karposh dhe Lisiçe.
Masat dhe rekomandimet e Qytetit të Shkupit parashikojnë nga ora 18 vendosjen e transportit publik falas në autobusët e NQP dhe në autobusët e transportuesve privatë, deri në momentin e uljes së ndotjes, për çfarë opinioni në mënyrë plotësuese do të njoftohet. Ndërpriten edhe të gjitha aktivitetet ndërtimore, njëherit, thirren të gjithë kryetarët e komunave të Qytetit të Shkupit, t’i ndërpresin aktivitetet ndërtimore në vendet e ndërtimit në kompetencë të tyre. Çmimi për parkim në vende parkimet e Parkingut të qytetit nga ky moment dyfish rritet dhe kjo vlen deri në pezullimin e masave urgjente.
Qyteti i Shkupit, theksohet, javëve të kaluara ka kryer mbikëqyrje inspektuese intensive në instalacionet që janë në kompetencë të vet me marrjen e emisioneve në ajër. Në këtë rast raportet publikohen rregullisht në vendet e ndërtimit, gjegjësisht automjetet që dalin nga vendet e ndërtimit, të cilat, theksohet, duhet t’i lajnë gomat dhe të jenë të mbuluara me pëlhurë të gomuar.
“E angazhojmë NP “Higjiena Komunale” ta vazhdojë pastrimin intensiv të rrugëve dhe bulevardeve të qytetit që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit dhe u rekomandoj komunave të Shkupit ta bëjnë të njëjtën në rrugët që janë në kompetencë të tyre. Njëherit i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të zbatojë kontrolle të përforcuara mbi subjektet juridike të cilët kanë leje për dorëzimin e mallrave të lëshuara nga ana e Qytetit të Shkupit. U bëjmë thirrje qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe institucioneve në punë të vijnë me autobusët e transportit publik” janë midis masave të publikuara nga Qyteti i Shkupit.
Njëherit, i bëhet thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të zbatojë përkufizim zë trajnimeve të auto-shkollave nga ora 9.30 e deri në 14,30 dhe pas orës 18.00, Inspektorati Shtetëror për Mjedis të Jetesës dhe komunave të kryejnë kontrolle të përforcuara mbi instalimet që janë nën ingerenca të tyre.(koha.mk)