Shkup, 9 nëntor – Qyteti i Shkupit është e gatshme të mirëmbajë rrugët magjistrale dhe lokale në territorin e Qytetit të Shkupit në kushte dimërore. Për momentin ka sasi kripe në depot e NP “Rrugë dhe rrugica” rreth 1.300 ton dhe në vijim është procedura për shpalljen e tenderit për furnizim me 3000 ton kripë. Përskaj kripës dhe asfaltit të ftohtë, është siguruar edhe përkrahje teknike nga automjetet speciale të firmës “Apolo inxhinjering”, nga Shkupi me 15 kamionë, të cilat janë të pajisura me GPRS dhe do të jenë në dispozicion gjatë gjithë sezonit. Kreu i Shkupit, Petre Shilegov, më 30 tetor 2017 mbajti mbledhjen e parë koordinuese me shtabin e qytetit ku u vendos për rrugët në kushte dimërore.