Shkup, 22 shkurt – Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP “Parqe dhe Gjelbërim” i vazhdojnë aktivitetet për gjelbërimin e qytetit dhe këto ditë rregullojnë dhe rikonstruktojnë disa hapësira gjelbërimi në 14 lokacione.
Hapësira e përgjithshme e cila në mënyrë hortikulture do të rregullohet dhe rikontruktohet është 48.664 metra katrorë, për çfarë Qyteti i Shkupit do të investojë rreth 38,1 milionë denarë, theksojnë në kumtesën e Qytetit të Shkupit.