Qyteti i Shkupit do të publikojë konkurs publik për subvencione për blerje të trotinetëve elektrikë

Shkup, 3 tetor Qyteti i Shkupit këtë vit për herë të parë do të shpallë konkurs publik për subvencione për qytetarë për blerje të trotinetëve elektrikë. Autoritetet e qytetit nga buxheti i vet për këtë dedikim ndanë një milion denarë. “Qëllimi i kësaj mase është stimulimi i qytetarëve për shfrytëzim më masovik të trotinetëve elektrikë si mjet alternativ transportues”, kumtoi Qyteti i Shkupit. Shuma maksimale për subvencion individual për blerje të trotinetit elektrik për person përcaktohet në shumë prej 50 për qind të vlerës së trotinetit elektrik, por jo më shumë se 10.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal të tatimit.

Kushtet për antarësim janë të njejta si edhe tek konkursi publik për subvencione për biçikleta. Të drejtë pjesëmarrjeje në konkursin publik kanë banorët e Qytetit të Shkupit të cilët duhet të parashtrojnë kërkesë për kompensim, dëshmi për vendbanim në keyeqytet, kopje të letërnjoftimit valid të kërkuesit, kopje të llogarisë së transaksionit të kërkuesit. Nevojitet të parashtrohet edhe dëshmi se është kryer blerja e trotinetit të ri elektrik dhe atë me kopje nga llogaria fiskale apo fatura dhe ekstrakt nga banka afariste me datë nga dita e publikimit të konkursit. Mjetet të cilat Qyteti do t’i ndajë për subvencionim për blerje të trotinetëve lektrikë janë mjete të cilat ishin të pashfrytëzuara nga buxheti për subvencione të biçikletave, më saktë suubvencione për biçikleta për persona me nevoja të posaçme. Qyteti i Shkupit gjatë vitit 2018 publikoi konkurs publik për subvencione për blerje të biçikletave dhe biçikletave për persona me nevoja të posaçme.

“Në pjesën për sub vencionim të biçikletave Qyteti i Shkupit pranoi 3.133 kërkesa prej të cilave 3.119 kërkesa u miratuan dhe u ndanë subvencione, prëderisa në pjesën për biçikleta për persona me nevoja të posaçme interesimi ishte më i dobët dhe një pjesë e mjeteve të parapara për atë dedikim mbetën të pashfrytëzuara. Është planifikuar që në Mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit mjetet të ridedikohen për subvencionim të trptinetëve elektrikë”, deklaruan nga Sektori për komunikacion i Qytetit të Shkupit.

Autoritetet e Qytetit informojnë se në vazhdimësi punojnë në përmirësimin e kushteve për shfrytëzim të mjeteve alternative transportuese. Të gjitha rikonstruimet e rrugëve dhe bulevardeve, si dhe ndërtimi i rrugëve të reja në projektet e veta parashohin edhe rikonstruim apo ndërtim të rrugicave për biçikleta dhe këmbësorë. Qyteti i Shkupit përmes ndërmarrjes së Qytetit “Rrugë dhe rrugica” punon intensivisht edhe në rritjen e sigurisë së këmbësorëve dhe çiklistëve përmes vendosjes së shtyllave mbrojtëse në rrugicaz për çiklistë nëpër rrugët dhe bulevardet në rajonin qendror të qytetit. Me këtë parandalohen vozitësit e pandërgjegjshëm t’i aprkojnë automjetet e tyre në rrigicat për çiklistë dhe këmbësorë.

Trotinetët elektrikë po bëhen gjithnjë e më të popullarizuar në botë. përparësia e tyre është pesha e vogël. Peshojnë prej 10 deri 15 kilogramë, ndërsa kanë fuqi relativisht të lartë. Disa modele arrijnë shpejtësi edhe deri 35 kilometra në orë. Zhvillimi i teknologjisë mundësoi që këto mjete alternative transportuese të mund të kalojnë edhe deri 30 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë. Një nga mjetet alternative transportuese është trotineti elektrik, i cili është më i pranueshëm për shfrytëzim në qytete me sipërfaqe të rrafshëta siç është Shkupi.