Qyteti i Shkupit do të ndajë ndihmë në të holla për familjet e viktimave në zjarrin në Tetovë

17

Shkup, 14 tetor – Këshilli i Qytetit të Shkupit sot në mbledhjen e saj ka vendosur që familjeve të viktimave në zjarrin në spitalin modular në Tetovë t’u ndajë ndihmë në të holla pre100.000 denarë në shumë neto.

Ndihma në të holla u ndahet si shprehje e solidaritetit ndaj familjeve të viktimave në zjarrin në spitalin modular në Tetovë, kanë njoftuar nga Qyteti i Shkupit.

Në këtë mbledhje të fundit në këtë përbërje të Këshillit të Qytetit të Shkupit, kryetari Petre Shilgov ka falënderuar të gjithë këshilltarët për bashkëpunimin e mirë në katër vitet e kaluara, qëndron në kumtesë.