Shkup, 5 shkurt – Qyteti i Shkupit i shpalli fituesit në Konkursin për financimin e manifestimeve, projekteve dhe krijimtarisë,përmes të cilave realizohet interesi lokal në kulturë. Në konkursin e shpallur më 28.11.2017 kanë arritur 430 aplikacione të plota.
Aplikacionet e pranuara u vlerësuan nga gjashtë komisione profesionale, të përbërë nga përfaqësues të Qytetit të Shkupit, përfaqësues të institucioneve kulturore të Qytetit dhe punëtorë të shquar të kulturës. Ata sipas kritereve dhe udhëzimeve të paraqitura në shpalljen e konkursit, vendosën që Qyteti i Shkupit të mbështesë 212 propozime projekte, që është pothuajse 50% e aplikacioneve të arritura. Nga propozim projektet e mbështetura 22% e i përkasin arteve muzikore dhe arteve interpretuese, 20% arteve pamore dhe artit të mediave të reja; 16% veprimtarisë botuese dhe bibliotekare dhe 10% për aktivitetet e muzeale dhe promovimit të e trashëgimisë kulturore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Për këtë konkurs, Qyteti ka ndarë 16 milionë denarë. Për krahasim, në vitin 2016, janë shpenzuar 10,300,500 denarë , ndërsa në vitin 2017 11,196,500 denarë. Prej tyre, në vitin 2016 22% ishin propozime projekte për komunitetet etnike, ndërsa në vitin 2017 28%. Këtë vit, për pjesëtarët e komuniteteve, janë ndarë 28% nga shuma e përgjithshme, përkatësisht 4.490.000 denarë.
Në Thirrjen publike patën të drejtë pjesëmarrjeje artistë, artistë të pavarur, institucione lokale, institucione nga fusha e kulturës, shoqata civile, fondacione dhe persona të tjerë juridik dhe fizik që kryejnë veprimtari nga fusha e kulturës në përputhje me Ligjin për kulturë dhe dispozitat e tjera ligjore në Republikën e Maqedonisë.