Shkup, 18 tetor – Qyteti i Shkupit ka shpallur konkurs për të gjetur ofertën më të mirë për organizimin e fishekzjarrëve për pritjen e vitit të ri 2018, njofton Koha.mk. Sipas Byrosë për furnizime publike për fishekzjarrët e Vitit të Ri, Qyteti planifikon të harxhojë 677.966 denarë ose 11 mijë euro pa TVSH. Kriteri kryesor për të fituar marrëveshjen është çmimi më i ulët.