Shkup, 22 janar – Kryetari i Shkupit Petre Shilegov paralajmëroi se në seancën e nesërme të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të diskutohet edhe për parkingun e Qendrës Klinike, ku parkimi është dyfish më i shtrenjtë ku ajri është i ndotur.
“Do ta shqyrtojmë edhe mundësinë që një pjesë e zonave të parkingut të cilat janë në një përdorim më të ndryshëm të mos përfshihen me këtë vendim. Mendojmë në këtë temë, por duhet të kemi vendim përkatës të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe besoj se nesër si pikë plotësuese gjatë marrjes së masave intervente të mundet kryetari të ketë të drejtë diskrecionale të vendosë cili nga parkingjet të mos përfshihen”, tha Shilegov në konferencën e sotme për shtyp.
Ai konsideron se parkimi në Shkup duhet të jetë i unifikuar dhe shtoi se për këtë bisedojnë me Komunën e Qendrës. Kumtoi se sot ka takim me kryetarin e Qendrës Sasha Bogdanoviq lidhur me këtë temë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Shilegov tha se ec në këmbë apo përdor makinë elektronike e cila nuk ndot.
I pyetur si Qyteti i Shkupit do ta implementojë Ligjin për dygjuhësinë dhe nëse kanë kapacitet të mjaftueshëm, Shilegov tha se Qyteti i Shkupit është dygjuhësor me vite me radhë.
Për qytetin e Shkupit dhe për administratën të cilën e udhëheq kjo nuk është risi dhe nuk pres se do të ketë ndonjë ndryshim rigoroz apo drastik në politikat që i udhëheqim”, tha kryetari i Shkupit.