Qyteti i Shkupit, kryetari i komunës Petre Shilegov dhe koordinatorët e gjitha grupeve të këshilltarëve në Këshill e përshëndesin arritjen e madhe dhe titullin e kampionatit evropian në hendboll të “Vardarit”.
Të gjithë ata bashkë ftuan në pritje dinjitoze dhe kremtim të suksesit të hendbollistëve, por kanë shprehur edhe mospajtim me rastet e izoluara që siç thuhet, “duan të vendosin njollë ndaj festës”.
“Ashpër e dënojmë dhe distancohemi nga çdo tentim për sjellje josportive, përhapje të gjuhës së urrejtjes dhe nacionalizmit si dhe parulla të cilat ftojnë në dhunë dhe diskriminim ndaj çdo grupi ose individi. Apelojmë deri te organet kompetente shtetërore të veprojnë konform normave ligjore me qëllim të shmangen ndodhitë eventuale të padëshiruara që mund ta prishin rrjedhën pozitive të ngjarjes së sotme. Edhe njëherë shprehim urime të sinqerta për fitoren historike të ‘Vardarit’ dhe dëshirojmë suksese të këtilla të reja edhe në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e përbashkët.(koha.mk)