Qyteti i Shkupit: Aplikoni për subvencione të pastrimit të oxhaqeve

16

Qyteti i Shkupit i përkujton qytetarët se vijon thirrja publike për dhënien e subvencioneve për amvisëritë dhe subjektet e tjera për pastrimin e oxhaqeve, si një nga masat për të zvogëluar pasojat e ndotjes së ajrit.

Këtë vit Qyteti i Shkupit ka parashikuar dy milion denarë për këtë masë, ose gjithsej mjete për ndarjen e rreth 1660 subvencioneve.

“Me këtë masë, Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të familjeve dhe subjekteve të tjera për pastrimin e oxhaqeve, në vlerë neto deri në 1.200 denarë, ndërsa për subvencione mund të paraqesin kërkesë personat fizikë dhe juridikë, vendbanimi i të cilëve apo selia është në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në vitet e kaluara, subvencioni ishte në vlerë deri në 1.000 denarë”, informojnë nga shërbimit për shtyp i Qytetit të Shkupit.

Subvencionet vlejnë edhe për oxhaqet e pastruara nga 1 janari i vitit 2020, ndërsa Thirrja publike zgjat deri më 30 nëntor të vitit 2020 dhe do të realizohen me parimin “i pari vjen i pari shërbehesh”, gjegjësisht deri në realizimin e fondeve të parashikuara për këtë qëllim në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020.

Më shumë informacione në lidhje me Thirrjen publike, qytetarët mund të gjejnë duke klikuar këtu.

Rekomandohet oxhaqet të pastrohen tre herë në vjet, dy herë gjatë sezonit ngrohës dhe njherë  kur të përfundojë sezoni.

Comments are closed.