“Atelier Global” – një firm kineze e arkitekturës ka njoftuar së fundi se e ka fituar garën për dizajnmin e të ashtuquajturit “Qyteti i librit”, një bibliotek gjigante dhe një pikë takimi publike, në distriktin e arteve “Long Hua” në qytetin Shanzhen.
Ky kompleks i mrekullueshëm është pjesë e programit i cili është inicuar me qëllimin e promovimit të kulturës së re të këtij distrikti, i cili deri tani më së shumti kishte qenë i njohur për prodhimin e energjisë elektrike.
Sipas deklaratës së “Atelier Blobal”, tipar veçues i këtij objekti do të jetë fasada që do të bërbëhet nga paisje vertikale të cilat do të krijojnë hije. 20% e kësaj vendi do të jetë hapësirë kulturore fleksibile, e destinuar për mbajtjen e ekspozitave letrare dhe ngjarje të tjera kulturore.
Arkitetët e këtij projekti e kanë theksuar natyrën e hapur të këtij dizajni, duke e pagëzuar si “dhoma kulturore urbane për lexim”, në të cilën banorët e këtij vendi mund të mblidhen për ta shijuar leximin dhe gjelbërimin. Ky ndërtim pritet të përfundojë në vitin 2020.