Kërçovë, 11 qershor – Për shkak të zëvendësimit të tubave të vjetra të ujit me tuba të reja, nga ana e NP “Komunalec” Kërçovë, nesër nga ora tetë e deri në orën 17:00 do të jetë pa ujë për pirje.
Pa ujë për pirje do të jenë rrugët “Boris Kidriç” deri në spitalin e qytetit dhe deri tek qarkorja tek fabrika “Tane Caleski”, më pas Bulevardi deri tek kazerma dhe lagjet “Pashino”, “22 Dhjetori”, “Rashtani” dhe fshatrat Osoj, Trapçin Doll dhe Mamudovci, përcjellë KOHA.
Nga NP “Komunalec” kërkojnë mirëkuptim nga konsumatorët dhe përkujton që qytetarët të sigurojnë sasi të mjaftueshme të ujit për pirje për nevojat e tyre.
Qytetarët do të furnizohen me ujë për pirje nga cisternat, të cilat do të kalojnë nëpër vendet ku nuk do të ketë ujë për pirje, informojnë nga NP “Komunalec” në Kërçovë. (koha.mk)