Kuching, është një qytet në Malajzi i cili është emëruar kështu për hir të maceve, por shumë pak njerëz në botë e dinë këtë. Fjala “Kucing’, në gjuhën malajziane do të thotë “Mace”, shkruan BBC. Në këtë qytet kudo që hedh sytë mund të shohësh thuajse vetëm mace, madje edhe muret e ndërtesave janë pikturuar me mace, e çka është më e veçanta në çdo cep të qytetit ka skulptura të mëdha në formë të maceve. Kuching është vendi më i mirë në botë ku mund të mësosh për macet, pra ata njihen si “Feline” që do të thotë familje e maceve. Njerëzit në këtë qytet kanë marrëdhënie shumë të mira me macet, dhe i konsiderojnë si kafshë shumë të rëndësishme në familje. Kuching, është qytet që ka popullsi të ndryshme si malajzian, kinez, indianë e të tjerë. Për kinezët, macet janë simbol i fatit të mirë, ndërkaq edhe sipas fesë islame i gjithë populli beson se macja është kafshë e respektuar pasi që edhe profeti Muhamed e mbante një të tillë që e kishte quajtur Muezza.
Qyteti i fiksuar pas maceve (FOTO)
Leave a comment