Tetovë, 17 maj – “Shoqëria civile në aksion për barazi” ishte tema e projekti që e realizon Asociacioni për Iniciativa Demokratike. Në Konferencën që u mbaj dje, janë prezantuar rezultatet nga zbatimi i projektit “Shoqëria civile në aksion për barazi”, që synon të inkurajojë përfshirjen aktive të shoqërisë civile në zbatimin e politikave dhe praktikave jodiskriminuese në nivel lokal. Projekti përfshiu komunat Berovë, Manastir, Gostivar, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Shtip dhe Shuto Orizarë. Gjatë konferencës janë prezantuar gjetjet kryesore nga vlerësimi i nevojave dhe pengesave në bashkëpunim mes organizatave të shoqërisë civile, institucioneve lokale si dhe relacionet e tyre me Komisionin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Ombdusmani, analiza e dokumenteve strategjike lokale në kuptimin e parimit të mosdiskriminimit dhe barazisë, si dhe procedurat standarde operative për t’u marrë me viktimat e diskriminimit.
“Si përfundim është se qytetarët shumë pak janë të informuar me konceptin e diskriminimit dhe me procedurat që duhet të ndjek ai për të denoncuar diskriminimin dhe inkurajojmë ata që të drejtohen qoftë tek shoqëria ciivile qoftë të Avokati i popullit që të mos jenë pre e diskriminimit”, tha Lulzim Haziri nga shoqata ADI.Avokati i popullit në mes tjerash tha se Maqedonia ka një sistem mbrojtës ndaj diskrimnimit por nuk është në funksion. Ai theksoi se në Maqedoni shumë pak punohet në paraqndalimin e diskrimnimit.Projekti zbatohet nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike në partneritet me Qendrën për Komunitetin Rom (DROM) Kumanovë dhe Asociacionin për Iniciativa për Ndryshime Sociale (InSok) Shkup. Projekti është i financuar nga Delegacioni i BE-së, i implementuar nga Sektori për financim qendror dhe lidhje kontratash, pranë Ministrisë së Financave dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së RM-së. (U.H)