Shkup, 10 janar – Përkundër uljes së madhe të kamatave në kursime nga 7 për qind në vitin 2009, në 1.8 për qind në nëntor të vitit 2016, megjithatë nuk ka të ndalur rritja e kursimeve të qytetarëve nëpër banka. Analiza e të dhënave të Bankës Popullore tregon se në vitet e kaluara në vazhdimësi kemi rënie të kamatave të depozitave, edhe atë nga 7 për qind në vitet 2009 dhe 2010, në 5.9 për qind në vitin 2011 dhe në vitin 2012 të bien në 5.1 për qind. Në vitin 2013 ato shënojnë ulje në 4.4 për qind, ndërsa në vitin 2016 janë ulur minimalisht në 1.8 për qind. Nga ana tjetër, rriten vazhdimisht kursimet e qytetarëve dhe në muajin shtator të vitit të kaluar kanë arritur në 213 miliardë denarë, apo 3 miliardë e 460 milionë euro, që paraqet një rritje prej 260 milionë euro në raport me vitin 2014, kur qytetarët kanë ruajtur në llogaritë bankare shumën prej tre miliardë e 200 milionë euro. Shuma prej… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.